Qeni “Psiçik” i befason të gjithë, zgjedh fituesin e duelit të grupit F

Qeni i njohur me nofkën, “Psiçik” ka parashikuar fituesin e duelit më emocionues të mbrëmjes së sotme, atë mes Portugalisë dhe Francës.

Një përballje që vendos kundër njëra-tjetrës dy pretendonte për të fituar EURO 2020, pasi në fushë zbresin kampionët në fuqi të Botës dhe të Europës.

Por duket se ky takim do fitohet nga kampionët e Europës, Portugalia me qenin që zgjodhi sardelet portugeze dhe lë mënjanë rosën franceze.

Në rast se ky parashikim del i saktë, Portugalia do parakalonte në renditje pikërisht Francën.

Klan News