Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Intervistë me zotin Tritan Shehu rreth procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Tritan Shehu:- “Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, padyshim që është një rrugë e gjatë është një rrugë e cila ka plotë vështirësi. Është një rrugë e cila do të ndodhi në një hark kohor që nuk mund të parashikohet qartësisht sot, por duke gjykuar nga periudha pesë vjeçare të zgjedhjeve të Parlamentit Europian, unë do të mendoja se momenti më i favorshëm, që ne të pranohemi realisht në Bashkimin Europian, nëse gjërat shkojnë mirë do jetë viti 2014. Megjithatë është shumë shpejt për të thënë të tilla gjëra, ndoshta mund të bëhet edhe në 2009, në qoftë se do të jemi në gjendje të realizojmë mjaft nga detyrimet tona në një kohë të shkurtër. Sidoqoftë ne shpresojmë se do jemi të aftë, që të shkurtojmë sa më shumë kohën për të shpejtuar procesin tonë të integrimit”./tvklan.al