Në 5 muaj, në vendin tonë kanë ndodhur të paktën 27 vrasje… Një prej qyteteve që ka përjetuar më shumë ngjarje të tilla kriminale është Vlora. E kur vjen puna tek ky qytet, gazetarët duket se bien dakord se jemi larg qetësisë. Në studion e “Opinion” gazetari Poli Hoxha tha se ka dy vjet që në këtë qytet janë prishur balancat, ndaj dhe Vlora nuk ka për të gjetur qetësi.

Poli Hoxha: Vlora nuk ka për të gjetur qetësi nga informacionet që kam unë, sepse është prishur balanca, ka 2 vjet që është prishur.

Blendi Fevziu: Se qyteti jetonte me balancë ë…

Poli Hoxha: Që pas vrasjes së Edison Harizajt, në 2018-n në Durrës…

Blendi Fevziu: Ai i prishi balancat?

Poli Hoxha: Po po, atje janë prishur të gjitha balancat.

Ermal Vija: Ndodhën një zinxhir vrasjesh, që nga vrasja e Harizajt

Një emër i njohur për policinë dhe i konsideruar si person me influencë në Vlorë, Edison Harizaj u vra në një atentat mafioz në qytetin e Durrësit, në Nëntor të 2018-s. Ai u ekzekutua së bashku me një tjetër person, gjatë kohës që udhëtonte me makinë. Në atë kohë, hetuesit dyshonin se vrasja e tij erdhi si pasojë e përplasjeve mes grupeve rivale për territor në qytetin e Vlorës./tvklan.al