Parashikimi për Shqipërinë dhe Kosovën, i analistit që beson tek Iluminati

Parashikimi për Shqipërinë dhe Kosovën, i analistit që beson tek Iluminati

23:10 13/09/2019

Në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, analistët Alfred Cako dhe Arjan Curri diskutuan për çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me kë është Iluminati” ishte tema për këtë pjesë. Analisti Alfred Cako flet për në Shqipëri etnike. Ai beson tek Iluminati dhe tek rrethanat e krijuara, që sipas tij, është vendosur se duhet të ndryshojnë kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë. Alfred Cako parashikon që në muajin Nëntor do të fillojnë bisedimet mes palëve dhe deri në muajin Maj do të jetë zgjidhur marrëveshja Kosovë-Serbi.

Me shkëmbimin e territoreve, sipas idesë së Alfred Cakos, do të zgjidhet edhe njohja e Pavarësisë së Kosovës nga ato kryeqytete botërore që nuk e kanë njohur. Pas këtij momenti, në muajin Maj, Serbia do të njohë Kosovën si shtet dhe më pas do të pranohet në Këshillin e Sigurimit dhe OKB.

Me ardhjen e Shtatorit vitin tjetër, Cako parashikon që Parlamenti i Shqipërisë dhe Kosovës do të nxjerrin një deklaratë dhe do të kërkojnë bashkime politike të partive. Megjithatë, nuk është i bindur nëse Shqipëria dhe Kosova do të jenë një shtet i vetëm apo Federatë.

Alfred Cako: Do fillojnë bisedimet në Nëntor dhe deri në Maj ky problem duhet mbyllur, duhen hedhur firmat. Në momentin që ndodhin këto shkëmbimet e territoreve, Serbia njeh Kosovën dhe të drejtën e saj për të vetëvendosur. Do ketë një pikë aty. Në moment e njohin të gjitha qendrat, për gjysmë ore bëjnë deklaratë. Duke filluar nga Vatikani, nga Moska, nga Pekini, e njeh Jeruzalemi, e njeh Madridi, e njeh Bukureshti, e njeh Nikosia e me radhë dhe pas pak e njeh Këshilli i Sigurimit dhe OKB. Dhe menjëherë pastaj do ketë një procedurë, siç e parashikoj unë, deklarata nga të dy Parlamentit që shprehin atë gatishmëri për një bashkim politik në një shtet të vetëm.

Në qoftë se këto mund të ndodhin në Maj, në Shtator sa të fillojnë parlamentet, do fillojnë të bëjnë deklarata. Do ngrihet një grup i përbashkët për të ndërtuar një Kushtetutë dhe një reformë. Do ketë pastaj bashkime të partive politike që janë të ngjashme në spektrin ideologjik në Kosovë dhe Shqipëri, ku do bashkohet PS me partinë e Thaçit, do bashkohet LDK me PD, kurse Vetëvendosja mendohej që mund të kishte bashkim me LSI-në, por për shkak të një parashikimi që mund të bëjnë ata…Albin Kurti e ka ndërruar skemën. Këtë e nuk di, do ketë institucione qëndrore në të dyja vendet apo do ketë vetëm një palë institucione qëndrore në Tiranë. Pra, do jetë Federatë apo do jetë shtet i vetëm. /tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori