Një fallxhore, e cila parashikoi Brexit-in dhe Anglinë fituese të Kupës së Botës në kriket duke përdorur shparg ka zbuluar se çfarë pritet të ndodhë në vitin 2020.

Jemima Packington, 64 vjeç, është e vetmja që përdor shparg për të parë të ardhmen. Ajo hedh në ajër perimet dhe e interpreton se si ato bien në tokë.

Këtë vit parashikon që Donald Trump të fitojë një mandat të dytë, por do të përballet me shkarkimin dhe do të nxirret nga zyra. Jemima pretendon se shumë personalitete të njohura të sportit do të përfshihen nga skandalet.

Ndërkohë për sa i përket Anglisë, ajo parashikon që vendi të përfitojë nga Brexit. Britanikja pret që në familjen mbretërore të ketë lindje të tjera. Megjithatë ajo parashikon një humbje të madhe brenda familjes këtë vit.

Sipas mediave, gruaja britanike filloi të parashikonte që në moshën 8-vjeçare. Ajo është shprehur se e ka mësuar këtë dhunti nga halla, e cila për të parë të ardhmen përdorte gjethet e çajit./tvklan.al