Shefi i sondazheve “Trafalgar Group” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Robert Cahaly, parashikoi në vitin 2016 fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, në një kohë kur pothuajse të gjitha sondazhet nxirrnin fituese Hillary Clinton.

Sot, 4 vite më vonë, Robert Cahaly ka folur në një lidhje me Skype me gazetarin Drini Zeqo për emisionin Opinion në Tv Klan, ku është shprehur sërish i bindur në fitoren e Donald Trump.

Ai parashikon se kreu i Shtëpisë së Bardhë do të marrë një fitore të dytë me 270-275 vota.

Drini Zeqo: Zoti Robert Cahaly, shefi i sondazheve Trafalgar Group faleminderit që jeni me ne sonte në televizionin kombëtar Klan, me një intervistë për emisionin Opinion. Së pari, ju keni parashikuar zgjedhjet e vitit 2016. Cilat janë parashikimet për këto zgjedhje?

Robert Cahaly: Tani mund të them që Trump do të fitojë të paktën 270-275 ose më shumë në kolegjin zgjedhor, dhe do të rizgjidhet.

Drini Zeqo: Cilat janë zonat e lëkundura? Çfarë përcaktoni si zona të lëkundura zoti Cahaly?

Robert Cahaly: Mendoj që shtetet e lëkundura janë Florinda, Karolina e Veriut, Arizona, Michigan, Minesota, Pensilvania, Wisconsin, Nevada… Mendoj që këto janë shtetet e lëkundura…

Drini Zeqo: Po?

Robert Cahaly: Mendoj që Trump do të fitojë në Florida, Karolinën e Veriut dhe Arizona. Mendoj që do të fitojë Michiganin.

Drini Zeqo: Nëse krahasojmë këto shtete me zgjedhjet e 2016-tës, ç’mund të themi kësaj rradhe zoti Cahaly?

Robert Cahaly: Mendoj që do të jetë rezultat i ngushtë në Wisconsin, ku ai fitoi herën e fundit, dhe Pensilvania ka pasur disa vendime gjyqësore të çuditshme që i lejojnë njerëzit të dërgojnë vota pas zgjedhjeve, pa garancinë e vulës postare që do të dërgohen përpara zgjedhjeve. Ndaj mendoj që do ta humbë Pensilvaninë edhe nëse merr pjesën më të madhe të votave legjitime. Në Pensilvani i duhet të fitojë me 4-5% në mënyrë që të kompensojë vjedhjet e votave që po ndodhin atje.

Drini Zeqo: Ç’mund të na thoni për pandeminë, efektet e pandemisë. A ka efekt në zgjedhet e Trump?

Robert Cahaly: Mendoj që nuk do të ketë ndonjë efekt të frikshmëm në fund, sepse numri i amerikanëve të cilët po votojnë vetëm prej Covid-it është shumë i vogël. Numri i atyre që votojnë për t’u marrë me Coronavirusin por për të mbajtur të hapur ekonominë është shumë i madh. Njerëzit besojnë që mund të zbatojnë rregullat, të vendosin maskën, të lajnë duart, të ruajnë distancën sociale por pjesa më e madhe e tyre, rreth 70% nuk duan të karantinohen në asnjë rrethanë. Ata që duan karantinim janë një minoritet i vogël. Biden e ka pozicionuar veten si kandidat pro karantinimit, ndërsa Trump thotë jo karantinë në asnjë rrethanë.

Drini Zeqo: Kush po voton për Trump? C’mund të na thoni për votuesit e rinj zoti Cahaly?

Robert Cahaly: Kemi dy tipe votuesish të rinj: Votues të cilët nuk kanë votuar për një kohë të gjatë, 5-6-20 vjet. Trump ka një menyrë për të tërhequr njerëzit në qendrat e votimit, ata që nuk kanë qenë të frymëzuar për të votuar për një kohë të gjatë. Ka edhe shumë njerëz që janë regjistruar kohët e fundit për të votuar për herë të parë.

Drini Zeqo: Ka një diferencë të madhe mes sondazheve tuaja të Trafalgar Group dhe kompanive të tjera. Ç’mund të na thoni për këto diferenca?

Robert Cahaly: Ndryshimi kryesor është që njerëzit në Amerikë po gjykohen sepse po shprehin mendime të cilat nuk janë politikisht korrekte, ndaj njerëzit kanë tendencën t’i mbajnë për vete këto mendime. Ne zbuluam që njerëzit nuk e pranojnë që do të votojnë për Trump kur nuk e dinë kush po i pyet. Njerëzit e formojnë përgjigjen që të duken sa më mirë në sytë e personit që i pyet në vend që të japin përgjigje të sinqertë. Ne ruajmë totalisht anonimatin e njerëzve që pyesim, gjithashtu i ndërtojmë pyetesorët e shkurtër sepse njeriu mesatar ka tendencën të lërë përgjysëm pyetësorët e gjatë.

Drini Zeqo: C’mund të na thoni për komentet e presidentit Donald Trump, që këto zgjedhje do të jenë kaotike?

Robert Cahaly: Që zgjedhjet do të jenë kaotike?

Drini Zeqo: Po.

Robert Cahaly: Epo nëse njerëzt vazhdojnë të numërojnë votat në ditët pas zgjedhjeve, nëse nuk kemi një mandat të qartë, shumë amerikanë do të ngrenë pyetje…

Drini Zeqo: Njerëzit në Shqipëri janë shumë kuriozë për situatën, cdo gjë është mbyllur në Washington. Pse po ndodh kjo?

Robert Cahaly: Epo nuk po ndodh për shkak se republikanët kanë protestuar dhe plaçkitur këto 6 muajt e fundit, (hahaha) këtë jua them me siguri. Përgjithësisht kur mendon për njerëzit që protestojnë dhe plackisin kur nuk marrin atë që kërkojnë, ata nuk janë mbështetës të Trump, por të krahut tjetër…

Drini Zeqo: Pra ju jeni 100%, ose le të themi 99% i sigurtë që Trump do t’i fitojë këto zgjedhje zoti Cahaly?

Robert Cahaly: Do thoja 60 me 40. Por me shumë gjasa do të rizgjidhet dhe do të marrë mbi 270 vota elektorale.

Drini Zeqo: Kur mund të dalin rezultatet finale të këtyre zgjedhjeve sipas mendimit tuaj?

Robert Cahaly: Varet sa dërrmues do të jetë për njërën palë ose tjetrën. Gara do të ngushtohet në disa shtete, sidomos ato me rregulla të ndërlikuara.

Drini Zeqo: Pyetja e fundit është në lidhje me metodologjinë e sondazheve tuaja. Cmund të na thoni për këtë?

Robert Cahaly: për këtë po flisja, përdorimin e pyetësorëve te shkurtër, gjithashtu bëjmë pyetje plotësuese ër të kuptuar se cfare mendon personi, jo cfare thote.

Drini Zeqo: Faleminderit për kohën tuaj zoti Cahaly

Robert Cahaly: Absolutisht. Është gjithnjë kënaqësi të flasësh me dikë nga Shipëria. Populli shqiptar është i mrekulueshëm. Janë mbështetës të mëdhenj të SHBA-ve dhe ne kemi të njetin qëndrim për ta.

Drini Zeqo: Faleminderit shumë. /tvklan.al