Për herë të parë një parashutist realizoi hedhjen e parë nga një aeroplan me energji diellore.

Organizatorët zviceranë u shprehën se pasi avioni u ngjit në një lartësi prej 1.520 mbi Zvicrën Perëndimore u realizua edhe hedhja e parashutistit.

Parashutisti Raphael Domjan arriti një shpejtësi prej 150 kilometrash në orë gjatë kërcimit, duke zbritur në afërsi të Payerne.

Domjan u shpreh: Kjo është hera e parë që dikush u hodh nga një avion elektrik. Dhe kjo është diçka që po ndryshon të ardhmen për këtë sport, për zhytësit e qiellit. Ishte hera e parë që bëmë një rrëshqitës diellor, u ngjita me energjinë që vinte nga qelizat diellore të aeroplanit.

Në vitin 2022, skuadra synon të kryejë një fluturim në lartësi, të mundësuar ekskluzivisht nga energjia diellore, duke kërkuar të arrijë në stratosferën me një lartësi prej 20,000 metrash./tvklan.al