Parashutisti që shkaktoi rrëmujë dhe të plagosur në stadiumin “Allianz Arena” para takimit Francë-Gjermani  rrezikoi të vritej nga agjentët e policisë. Snajperistët në impiant e kishin nën shënjestër atë dhe fillimisht kaluan në gatishmëri, pasi i trembeshin një sulmi terrorist të mundshëm.

Ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Herrmann tha për mediat, se aktivisti shpëtoi vetëm falë logos në parashutë. Reagimi i saktë i agjentëve shmangu një tragjedi, e cila do ta prishte atë mbrëmje magjike në fushë, që dhuroi përballja e Francës dhe e Gjermanisë e përfunduar me fitoren e francezëve 1-0.

Synimi i tij ishte një formë proteste për ndalimin e përdorimit të naftës. Por ndërsa po fluturonte mbi kokat e spektatorëve, ai preku telat e një kamere dhe e pati të vështirë të kontrollonte parashutën.

Copëza të pajisjes ranë mbi trajnerin francez Didier Deshamps edhe asistentin e tij, Gui Stefan, por të dy nuk patën dëmtime serioze.  Por disa tifozë u dëmtuan dhe u dërguan në spital.

Aktivisti 38 vjeçar po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa Greenpeace ka kërkuar falje për incidentin, që u kritikua nga UEFA.

Klan News