Një zog i madh grabitqar iu bashkua 2 parashutistëve ndërsa po fluturonin mbi malet spanjolle. “Parahwking” apo fluturimi i drejtuar nga zogj grabitaqarë, është bërë një atraksion i ri turistik në shumë vende.

Pamje të marra nga kompania amerikane e teknologjisë GoPro, tregojnë një grabitqar të madh e të stërvitur duke alternuar në fluturim së bashku me 2 burra. Zogu ishte ulur në shkopin e tyre të “selfie”, dhe po i drejtonte ata gjatë fluturimit.

Instruktori Scott Mason është parashutist, i cili ndjek zogjtë e stërvitur të cilët e drejtojnë atë në kolona termike. Kolonat e ajrit të ngrohta e lejojnë Scott të bëjë udhëtimet e tij ajrore më të gjata, ndërsa gjithashtu e bën këtë përvojë më të ngjashme me zogjtë duke imituar modelet e tyre të fluturimit.

Në klipin e marrë më 28 shtator, Scott dhe një parashutist tjetër, shihen duke u ngritur mbi peizazhin rural. Zogu pastaj kapet në shkop dhe i mban krahët e hapur. Brenda sekondave ai fluturon nga shkopi dhe u qëndron parashutistëve para, gjithmonë rri afër dhe brenda disa metrave katror. Gjatë udhëtimit ky zog u shpërblye me copa mishi të mbajtura nga dy parashutistët.

Scott ka stërvitur zogj që nga mosha dhjetë vjeçare, më vonë ai ishte deklaruar për “Storyful” se është një parashutist që kombinon fluturimin me zogj grabitqarë, për të rritur ndërgjegjësimin në Azi dhe Evropë. Që atëherë ky lloj fluturimi i shoqëruar nga zogjtë është kthyer në një atraksion turistik.

Ai tha: “Qëllimi im i vetëm ishte të krijoja ndërgjegjësim, t’i portretizoja këta zogj në një dritë më pozitive dhe t’i edukoja njerëzit për rolin e rëndësishëm që ata luajnë në ekosistemin tonë.”/tvklan.al