Ish-bashkëshortja e yllit hollivudian, Johny Depp, aktorja Amber Heard, njoftoi se do të dhurojë për bamirësi 7 milionë dollarët e përfituar nga divorci me aktorin 53-vjeçar.

30-vjeçarja do t’ia japë shumën një organizatë kundër dhunës ndaj gruas dhe një spitali fëmijësh, në Los Angeles. Shpresoj që ky veprim i imi të ndihmojë personat me më pak mundësi në jetë të mbrojnë veten, tha ajo.

Ish-bashkëshortja e Depp, sqaroi se paratë nuk kishin asnjëherë rëndësi për të dhe se shpreson që ato të përdoren në luftën e dhunës ndaj gruas, si edhe në kurimin e fëmijëve të sëmurë.

Amber Heard akuzoi më herët Johny Depp-in se e ka dhunuar fizikisht dhe e ka qëlluar me telefon në fytyrë, por akuzat u hodhën poshtë nga vetë aktori hollivudian. Për rrjedhojë, gjykata vendosi që Depp e kishte të ndaluar të kontaktonte ish-gruan e tij dhe se duhet t’i qëndronte 100 metra larg. Heard dhe Depp u martuan në Shkurt të vitit 2015 dhe u ndanë në muajin Maj të këtij viti.

Tv Klan