Mitingjet në këtë fushatë zgjedhore munguan. Shkak u bë situata e pandemisë. Por si iu drejtuan kandidatët për deputetë publikut? Zgjedhja ishte nëpërmjet rrjeteve sociale. Por kjo nuk u realizua pa kosto. Secili prej tyre ka sponsorizuar postimet në Facebook dhe Instagram kundrejt parave. Por si renditen ata? Eksperti Blerim Gjeladini nga Terra Data solli në “Opinion” këtë të mërkurë renditjen e kandidatëve që kanë paguar më shumë në rrjetet sociale.

Ndër ta, i pari është kreu i PD-së Lulzim Basha me 28 542 Dollarë.

“Strategjia për të rritur Bashën dhe jo partinë”, tha Blendi Fevziu.

Në vendin e dytë vinte Agron Shehaj i PD-së me 22 640 Dollarë. I treti në listë ishte Astrit Patozi me 6 826 Dollarë sponsorizime. Pas tij renditet Vojo Bregu i LSI-së me 5 763 Dollarë. Sipas analistëve në studio sponsorizimet e këtyre dy kandidatëve nuk janë përkthyer në vota.

Pas tyre vjen kandidati i PS-së Arben Pëllumbi me 4 829 Dollarë të sponsorizuara, kandidati tjetër Alqi Bllako me 4 680 Dollarë, Eduard Shalsi me 4 544 Dollarë sponsorizime.

Tom Doshi ka paguar 4 455 Dollarë gjatë fushatës sipas ekspertit, ndërsa Belind Këlliçi i PD-së 4 225 Dollarë.

Shpenzime në rrjetet sociale ka bërë edhe Monika Kryemadhi me 2 962 Dollarë sponsorizime./tvklan.al