“Paratë ia çonte babait me kancer në Athinë”, 28-vjeçari shqiptar dënohet me burg në Britani sepse…



“Paratë ia çonte babait me kancer në Athinë”, 28-vjeçari shqiptar dënohet me burg në Britani sepse…

21:37 12/05/2021

Një i ri shqiptar nisi të shpërndante drogë me qëllim të që mblidhte para për të përballuar shpenzimet për trajtimin e të atit me kancer dhe për t’u bërë me fëmijë. Oresti K. 28-vjeç u ndalua nga policia në Cardiff në 27 Prill, pasi vunë re një sjellje të çuditshme dhe kur i kontrolluan makinën, brenda gjetën të fshehura disa qese me pluhur të bardhë dhe 130 paund.

Pas kësaj oficerët e policisë kontrolluan shtëpinë e të riut ku i gjetën më shumë se 2 mijë paund kesh dhe çelësat e një tjetër makinë. Edhe brenda mjetit të dytë u gjet pluhur i bardhë.

Gjatë seancës së zhvilluar këtë të mërkurë në gjykatën e Cardiff u zbulua se i pandehuri ishte arrestuar dhe droga ishte çuar për analizë. Në total, atij iu gjet një sasi prej 347.6 g kokainë me vlerë tregu deri në 14,800 paund.

Avokati mbrojtës tha se 28-vjeçari ishte shqiptar, por kishte nënshtetësi greke me leje qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar, ku kishte 3 vjet që jetonte. Sipas avokatit, paratë që fitonte nga shitja e drogës, shqiptari i dërgonte në Athinë, pasi i ati ishte me kancer terminal dhe kishte nevojë për trajtim privat që është i kushtueshëm.

Avokati zbuloi gjithashtu se 28-vjeçari dhe partnerja e tij po përpiqeshin të krijonin familje dhe po ruanin para për fekondim in vitro.

Në përfundim shqiptari u dënua 32 muaj burg./tvklan.al







Të ngjashme