Blerja e parfumeve të shtrenjta është shpenzim i kotë i kohës dhe parave, pasi aromat më tërheqëse janë të lira dhe të thjeshta. Ky është konkluzioni në të cilin kanë dalë shkencëtarët, falë studimit të më shumë se 10 mijë aromave, ku u zbulua se njerëzit nuk preferonin alternativat e shtrenjta që ndodhen në treg.

Një grup pune nga Imperial College London zbuloi se 5 aromat më të përdorura nga njerëzit janë jaseminë, myshku, bergamot, dru sandali dhe qelibari.

Duke shkruar në revistën shkencore PLOS ONE, ata thanë: “Më shumë para nuk do të thotë domosdoshmërisht parfum më i mirë. Disa prej aromave më të mira në të shkuarën ishin relativisht formula të lira”.

Shkencëtarët zbuluan në vëzhgimin e tyre se çmimi dhe mosha e një parfumi nuk kishte rëndësi në pëlqimin që kishte një aromë./tvklan.al