Paris Hilton bëhet nënë për herë të parë
Ajo dhe partneri i saj mirëpriten fëmijët e tyre përmes një nënë surrogate
Paris Hilton dhe partneri i saj Carter Reum kanë njoftuar mirëpritjen e fëmijës së tyre të parë përmes një nëne surrogate.
Duke postuar në rrjetet sociale, 41-vjeçarja u shpreh se foshnja është e gjinisë mashkull.
“Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të bëhesha nënë dhe jam shumë e lumtur që Carter dhe unë gjetëm njëri-tjetrin. Ne jemi shumë të emocionuar që po krijojmë familjen tonë së bashku dhe jemi shumë të lumtur për djalin tonë të vogël“-u shpreh për revistën “People” modelja duke konfirmuar në këtë mënyrë lajmin.
Hilton dhe Reum u fejuan në Shkurt të 2021 pas më shumë se një viti lidhje së bashku.
Pas martesës së saj me Carter Reum po atë vit, trashëgimtarja miliardere është ndeshur shpeshherë me pyetjet se kur do të bëhej nënë.
Klan News