Trashëgimtarja e rrjetit të famshëm të hoteleve, Paris Hilton, është shtatzënë me fëmijën e saj të parë. 40-vjeçarja është në pritje të një fëmije me të fejuarin e saj, Carter Reum, zbulojnë burimet e “Page Six”.

Çifti e ka shprehur edhe më herët dëshirën për të pasur një fëmijë, pasi në Janar rrëfyen që Paris i është nënshtruar trajtimeve të fertilitetit.

“Ai është ideali për mua…100% i duhuri. Ne flasim gjithë kohës për planifikimin e një dasme, luajmë me emrat e fëmijëve tanë dhe gjithçka tjetër”, u shpreh asokohe Hilton. Ata u fejuan në Shkurt pasi kanë rreth një vit që dalin me njëri-tjetrin. Fejesa ndodhi në një ishull privat dhe vëmendjen e mori unaza me një gur gjigand smeraldi.

Çifti ende nuk ësht prononcuar publikisht  në lidhje me lajmin./tvklan.al