Paris Hilton e ka nisur vitin e ri me fejesë.

Në rrjetin social Instagram, ajo ka postuar një video, ku shfaqet partneri i saj, aktori i njohur Chris Zylka, teksa i dhuron një unazë diamanti me një vlerë prej 2 milion dollarësh.

Në komentin që shoqëron videon në Instagram, modelja e famshme amerikane shprehet tepër e gëzuar për fejesën, me aktorin që është 4 vjet më i ri se ajo.

Hilton dhe Zylka shpallën fejesën në resortin turistik malor të Aspenit në Kolorado, ku sëbashku kaluan ditët e pushimeve të Vitit të Ri.

32-vjeçari ka marrë pjesë në 11 filma vitet e fundit, mes të cilëve “The People I slept with” e “Amazing Spiderman”.

Ata frekuentohen prej 2 vitesh, ndërsa e bënë publike në shkurt, kur Zylka shfaqi tatuazhin e tij në krah ku shkruhej Paris.

Tv Klan