Modelja e njohur ofron një shpërblim për këdo që gjen qenushin e saj

Modelja e njohur , Paris Hilton po kalon një moment të vështirë, pasi qenushi  i saj ‘Diamond Baby’ është zhdukur.

Modelja  njoftoi humbjen e qenushit të saj , përmes një postimi në Instagram.

“Kjo është tepër e vështirë për mua, sepse më kanë humbur fjalët. Diamond Baby është zhdukur që nga e mërkura e kaluar. – shkruan 41-vjecarja

Sipas Hilton qenushi i saj është larguar  kur një nga dyert e shtëpisë së saj,  është lënë hapur.

Së fundmi, përmes një postimi në instagram , bukuroshja   ka ofruar një shpërblim të madh për personin që mund të gjejë qenushin e saj.

“Nëse keni ndonjë informacion mbi vendndodhjen e Diamond Baby ose besoni se e keni parë atë, ju lutemi kontaktoni”- shkruhet në postim

Sakaq , 41-vjeçarja ka punësuar edhe  një detektiv për kafshët shtëpiake, ndërsa ajo dhe bashkëshorti i saj, Carter Reum, po kërkojnë gjithashtu me dron.

Rikujtojmë se Paris Hilton dhe bashkëshorti I saj Carter Reum u martuan në fund të vitit të kaluar . Gjatë një episodi të “The Bellas Podcast” të motrave  Nikki dhe Brie Bella,  bukuroshja u shpreh se ajo dhe bashkëshorti I saj po mendojnë për zgjerimin e familjes së tyre.

Klan News