Trashëgimtarja më e famshmë në botë, Paris Hilton, ka bërë thirrje që Kongresi të miratojë një ligj për të ndaluar dhunën në qendrat e rehabilitimit të fëmijëve.

Së bashku me një grup protestuesish dhe senatorësh, Hilton bëri me dije se ajo vetë kishte qenë pjesë e këtyre qendrave ku kishte përjetuar dhunë sistematike fizike, seksuale dhe emocionale.

Hilton zbuloi detaje për abuzimin që kishte pësuar kur ishte pjesë e këtyre qendrave duke i thënë të pranishmëve se asokohe ajo ishte përballur me kërcënime. Ajo rrëfeu se meshkuj nga stafi e vëzhgonin gjatë dushit, nuk e lejonin të dilte lirshëm dhe i jepnin mjekim të detyruar.

Senatori Jeff Merkley dhe një grup të tjerë ligjvënësish duan të miratojnë një ligj, i cili do të përmbajë të drejtat e fëmijëve në këto qendra dhe sanksione të ashpra për këdo që i thyen.

Klan News