Paris Hilton: Kam refuzuar Joe Biden për dasmën e Britney Spears




Paris Hilton: Kam refuzuar Joe Biden për dasmën e Britney Spears

22:41 30/06/2022

Modelja u shpreh se nuk mund të mungonte për asnjë arsye në dasmën e mikeshës së saj

Paris Hilton është detyruar të anulojë një takim me Presidentin Joe Biden për të marrë pjesë në dasmën e shoqes së saj Britney Spears me Sam Asgari. 

Ylli ishte e ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel Live” dhe zbuloi se ishte e ftuar për të luajtur si DJ në eventin “Summit of Americas” në Los Angeles, në të njëjtën ditë me dasmën e këngëtares.

Siç ka përmendur ajo, nuk do të humbiste asnjë moment nga dasma e shoqes së saj, edhe nëse do t’i dërgohej një helikopter që do ta çonte nga një event në tjetrin.

“Presidenti Biden dhe ekipi i tij më kërkuan të shkoja si DJ në atë darkë të samitit me të gjithë liderët botërorë, por ishte e njëjta natë me dasmën e Britney”, shpjegoi Paris Hilton.

Në asnjë mënyrë nuk doja të humbisja dasmën e shoqes sime”, vazhdoi më tej ajo.

Paris dhe Britney kanë qenë mikesha për më shumë se dy dekada.

Klan News










Të ngjashme