Modelja e famshme ka shprehur gjithashtu deshirën për t’u bërë nënë

Paris Hilton edhe këtë herë ka suprizuar fansat. Ajo i ka thënë po propozimit për martesë të sipërmarrësit Carter Reum.

Propozimi erdhi në 40 vjetorin e lindjes e cila u organizua në një ishull privat. Modelja ka ndarë në rrjete sociale imazhe nga propozimi romantik, në të cilat të dy ata shfaqen të veshur me të bardha.

“Kur gjen shpirtin tënd binjak ti jo thjesht e di, por e ndjen. Unë dhe ai kemi qenë bashkë që prej takimit të parë dhe për ditëlindjen time ai organizoi një udhëtim në këtë parajsë tropikale. Teksa shkonim për të ngrënë darkë buzë detit, ai u ul në gjunjë dhe më propozoi. Sigurisht që thashë po”, shkruajti Paris në Instagram.

Kjo nuk është hera e parë që Paris pranon të martohet. Më herët asaj i kanë propozuar modeli Jason Shaw në 2002-in, Paris Latsis në 2005-ën dhe aktori Chris Zylka në 2018-ën.

Ndërkohë kujtojmë se disa javë më parë Paris shprehu hapur dëshirën për t’u bërë nënë. Hilton i është nënshtruar procesit të fekondimit in Vitro, ku ka deklaruar se biznesmeni Reum është treguar tepër mbështetës gjatë procesit.

Klan News