“Ishte më e vështirë, por u përshtata”

Paris Karepi ishte i vetmi që mori medalje në Lojërat Mesdhetare në plazh të zhvilluara në fund të Gushtit në Greqi. Mundësi shqiptar u shpall kampion për peshat mbi 90 kilogramë në të parën garë në rërë.

“Ishte më e vështirë në rërë por u përshtatëm, duke përdorur disa teknika që kam mësuar në mundje, arrita të shpallesha kampion”.

Kjo arritje e Paris Karepit mund të sjellë edhe një Botëror të Mundjes në rërë në Shqipëri.

“Do t’i propozojmë Federatës Ndërkombëtare që të organizojmë Botërorin në vitet e ardhshme”, thotë Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes.

Paris Karepi, i cili është kampion i Ballkanit në stilin e lirë dhe fitues i disa medaljeve në turne botërore, kërkon pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm.

“Duhet të mendoj për Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi dua ta arrij me kualifikim, jo me ftesë”.

21-vjeçari duhet të fitojë sa më shumë ndeshje ndërkombëtare për të siguruar një vend në Tokio 2020.

Tv Klan