KErrySekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri dhe ministri i jashtëm rus do të ulen në tryezën e bisedimeve në përpjekje për zgjidhjen e krizës ukrainase.

Takimi do të zhvillohet në Paris. Çështja ukrainase duket se do të lerë në hije qëllimin e vërtetë të takimit që ka të bëjë me Libanin dhe që ishte planifikuar kohë më parë.

Në Bruksel gjithashtu do të mbahet një takim mes përfaqësuesve të NATOs dhe Rusisë. Presidenti amerikan Barak Obama tha një ditë më parë në një konferencë për shtyp se Rusia po dhunon ligjet ndërkombëtare me praninë në Ukrainë.

Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin tha se ushtria e këtij vendi nuk do të ndërhyjë në Ukrainë, përderisa situata nuk përbën rrezik për rusishtfolësit.

Redi Prifi