Dyshohet se po planifikonte një sulm terrorist, pasagjerët në metro janë ankuar për sjelljen e saj të dyshimtë

Policia franceze ka plagosur një grua myslimane në një stacion metroje në Paris pasi ka kërcenuar se do hidhte veten në erë.

Udhëtarët kanë telefonuar oficerët e policisë për shkak të sjellës së saj të dyshimtë.

Oficerët e policisë fillimisht i kanë kërkuar që të qetësohej, por edhe të ngrinte duart lart për të treguar se nuk paraqiste ndonjë rrezik. Oficerët e zbatimit të ligjit nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të hapnin zjarr ndaj kësaj gruaje duke pasur parasysh rrezikun e situatës.

Për arsye sigurie i gjithë stacioni i metrosë është evakuar ndërsa ëshët ngritur edhe një hetim për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes. Sipas prokurorisë franceze gruaja refuzoi të zbatonte urdhrat e policisë dhe ka kërcënuar se do të hidhte veten në erë.

Autoritet franceze thonë se gruaja myslimane është qëlluar me një plumb në bark dhe gjendje e saj shëndetësore mbetet kritike.

Mediat në vend të cilat citojnë burime policore thonë se nga sjellja e gruas dyshohet se mund të ishte duke përgatitur një sulm “terrorist”.

Që pas vrasjes së një mësuesi në qytetin Arras, më 13 Tetor të këtij viti nga një i ri që ishte radikalizuar, Franca është në alarm.

Klan News