Protestat që në pamje të parë dukeshin si një lëvizje studentore në Francë, po marrin përmasa më të gjera në politikë.
Një investigim i Fox News identifikon 50 organizata të lidhura me protestat në Paris, por vetëm 15 prej tyre janë grupe studentore ose rinore.
Sipas investigimit, 35 organizatat e tjera përfshijnë struktura komuniste dhe socialiste, sindikata, parti politike dhe rrjete aktivistësh.
Këto të dhëna ngrenë pikëpyetje mbi shtrirjen e lëvizjes dhe rolin që aktorë të ndryshëm mund të kenë në zhvillimin e saj, përtej kërkesave fiillestare të studentëve për përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore.
“Raporti evidenton gjithashtu lidhje ndërkombëtare dhe përpjekje për të rritur jehonën e protestave, duke vënë në dukje ngjashmëri me taktika të përdorura edhe në Shtetet e Bashkuara”, shkruan Fox News.
Megjithatë, prania e organizatave të ndryshme në të njëjtën lëvizje nuk provon se ato e drejtojnë apo e kontrollojnë atë.
Pyetja që ngrihet nga investigimi është nëse protestat në Francë mbeten një reagim ndaj shqetësimeve studentore, apo janë shndërruar në një platformë më të gjerë mobilizimi politik dhe sindikal.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
