Paris, Shqipëria prezantohet si model për suksesin ekonomik (06 Janar 2012)

Posta

Paris, Shqipëria prezantohet si model për suksesin ekonomik (06 Janar 2012)

12:22 06/01/2019

Modeli ekonomik shqiptar prezantohet si model suksesi në seminarin “Bota e Re 2012”, një organizim dy ditor i qeverisë franceze nën kujdesin e presidentit Nikola Sarkozi. Seminari trajtonte çeshtje që lidheshin me modelet e reja të rritjes ekonomike, për fuqitë e reja ekonomike në botë, apo rolin e Evropës në ekuilibrat e rinj ndërkombëtarë.

Kryetari i qeverisë Sali Berisha pjesëmarrës në këtë zhvillim mes shumë liderve të tjerë botërorë, tha se suksesin e modelit ekonomik shqiptar e dëshmon rritja e garantuar ekonomike, dyfishimi i eksporteve në 2 vjet, rritja me 316 e investimeve apo rritja me 7 miliardë më shumë e të ardhurave në 6 vjet. Ai tha se liria ekonomike qëndron në themel të këtij suksesi. 

Seminarin kryetari i qeverisë e shfrytëzoi gjithashtu për një takim me përfaqësuesit e një prej kooporateve më të fuqishme në fushën e energjisë, me qendër në Paris, Gdf Sues të kryesuar nga Gerard Mestrallet,  President dhe Drejtor i Përgjithshëm i grupit. Z. Mestralet i komunikoi kryetarit të qeverisë vendimin për të investuar në Shqipëri  si vend me potencial të qëndrueshëm.

Gdf Sues synon projekte në fushën e energjisë së rinovueshme si HEC-e apo parqe diellore dhe eolike. Me këtë do të synohet që Shqipëria të shdërrohet në një rezervuar energjie për Europën. Kryetari i qeverisë garantoi për mbështetje të plotë të qeverisë për suksesin e këtyre projekteve .

Në takimi ishte i pranishëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë nacionale të Rhonit, Metiu Bonnet. Gjatë qëndrimit në Paris kryeministri  Berisha pritet të marrë pjesë dhe në darkën që do të shtrojë presidenti Sarkozi për pjesëmarrësit në seminarin “Bota e Re 2012.” /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi