Të paktën 8 persona humbën jetën dhe rreth 30 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një zjarri që përfshiu një pallat në Paris.

Flakët depërtuan në katet e sipërme të ndërtesës 8 katëshe rreth orës 1 pas mesnate. Dëshmitarët rrëfejnë momentet e tmerrit

“Rreth orës 1:30 u zgjova nga zhurma e zjarrfikësve. Mendova fillimisht se ishte një aksident i thjeshtë. Por më pas një tym të zi gjigant, ishte vërtetë si një re e zezë”.

Bilanci i viktimave mund të rëndohet më tej, pasi disa prej të lënduarve janë në gjendje kritike për jetën.

Autoritetet franceze njoftuan se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. Policia arrestoi një grua 40-vjeçare, me probleme të rënda psiqike. Në gjendje të dehur, ajo po i vinte zjarrin edhe një makine dhe një koshi plehrash.

Në Angli gjithashtu, 4 fëmijë humbën jetën si pasojë e flakëve në orët e para të mëngjesit. Prindërit e tyre dhe një tjetër fëmijë arritën të mbijetonin, ndërsa shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur.

Tv Klan