Skuterat elektrikë do të hiqen nga rrugët e Parisit deri në Gusht të këtij viti

Parisi është kryeqyteti i parë në botë që ka ndaluar përdorimin e skuterave. Qytetarët votuan në një referendum të Dielën  kundër rinovimit të licensave të operatorëve të skuterëve elektrikë në qytet.

Pavarësisht propozimeve nga operatorët për të përmirësuar rregullat e sigurisë, rreth 89% e qytetarëve votuan kundër përdorimit të skuterave për shkak të shqetësimeve për sigurinë publike në trotuaret e qytetit. Por ndërsa  këto mjete u bënë mjaft të njohura, veçanërisht në mesin e të rinjve, u rrit edhe numri i aksidenteve.

“Në vitin 2019 po mbaja fëmijën tim në krahë, asokohe vetëm 8-muajsh kur u godita nga një skuter i cili po vinte në korsinë e gabuar. Për pak e humba fëmijën. Pas kësaj përvoje personale doja që të rrisja ndërgjegjësimin.”

Skuterët janë kthyer në një pengesë për këmbësorët, pasi shumë prej tyre lihen në rrugë, duke i bllokuar ato. Të aksesuar përmes aplikacioneve të smartfonëve skuterat  kanë funksionuar në Paris që nga viti 2018, por pas ankesave për vendosjen e tyre në mënyrë të çrregullt , autoritetet atje kanë vendosur uljen e numrit të operatorëve në treg.

Atyre ju dha një kontratë tre-vjeçare, në të cilën kërkohej që shpejtësia e tyre të kufizohej në 20 km/orë. Skuterët elektrikë do të hiqen nga rrugët e Parisit deri në Gusht.

Klan News