Parisi do të ketë dy skuadra në elitën e futbollit francez. Përveç PSG-së, në Ligue 1 nga kryeqyteti është ngjitur edhe Paris FC.
Pas 50 vitesh pritje, klubi, tashmë në pronësi të Bernard Arnault, themeluesit të “Louis Vuitton” dhe Red Bull, ka siguruar vendin mes më të mirëve të futbollit francez.
Kjo nënkupton se nga sezoni i ardhshëm, në Paris do të ketë një derbi të zjarrtë, mes Paris Saint-Germain dhe Paris FC.
E veçanta e ndeshjes është se ky do të jetë derbi më i afërt gjeografikisht, përveç ekipeve që ndajnë të njëjtat impiante.

Stadiumi i Paris FC “Jean Bouin” është vetëm 50 metra larg nga ai i PSG-së “Parc dec Princes”, ndërsa ndahen nga vetëm një rrugë.
Sezoni i ardhshëm, pritet të rikthejë edhe rivalitetin në kryeqytetin francez, pasi përballen dy ekipe me pronarë të fuqishëm ekonomikisht.
/tvklan.al