Kryetarja e Bashkisë së Parisit ka thënë se dëshiron të bëjë gjithë transportin publik falas, në mënyrë që të reduktojë ndotjen e ajrit. Anne Hidalgo bëri publike planet e saj për një studim mbi realizueshmërinë e transportit falas në qytet.

Ajo tha për të përditshmen franceze “Los Echos” se shumë nga qytetet e mëdha të botës po kërkonin zhvillimin e lëvizjes së pastër dhe rritjen e cilësisë së ajrit duke reduktuar numrin e automjeteve në rrugë.

“Një synim i tillë do të bënte që qytetarët të zgjedhin më shumë transportin publik”

, tha ajo.

Hidalgo ka ndërmarrë një sërë masash për të reduktuar ndotjen urbane, duke përshirë transformimin e autostradave përgjatë lumit Seine në parqe publike dhë ndërtimin e shumë korsive të biçikletave./tvklan.al