Veliaj: Nga hapësirë e uzurpuar u rikthehet qytetarëve

Dy fusha tenisi janë shtuar në zonën e parkut te liqenit artificial. Inaugurimi i tyre u bë nga kryebashkiaku veliaj i cili u shpreh ky investim vjen me mesazhin që më i forti në qytet nuk është ai që zapton, por është ai që përfaqëson shumicën.

“Prej 30 vitesh në kemi kaluar gjithmonë këtu, dhe nuk e dinim çfarë kishte pas këtyre ferrave. Shihnim dy fusha tenisi, dhe ishin 3 mijë e ca metra hapësirë të zëna. 30 vjet që merrej si e mirëqenë që dikush mund të zaptojë liqenin, dhe sot jemi në një situatë ku 99 % e Liqenit është pastruar. Na ka ngelur edhe pak fare hapësirë, jemi në gjyq me dy ndërtime të fundit pa leje në anën tjetër”.

Veliaj premtoi fusha tenisi në çdo shkollë.

“Ka fusha tenisi edhe tek Bregu i Lumit, edhe tek Liqeni, por edhe tek shkolla “Ismail Qemali”, edhe te “Dora D’Istria”, edhe tek shkolla “Pero Nini”. Kështu që ne duam jo vetëm të vazhdojmë me hapësirat publike, por edhe në të gjitha shkollat dhe të bëjmë fusha tenisi”.

Në fund kryebashkiaku rikujtoi se viti tjetër Tirana do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë” ku do të zhvillohen rreth 1 mijë aktivitete dhe propozoi që të ketë organizim edhe në sportin e tenisit.

Tv Klan