Kombinati metalurgjik në Elbasan do të transformohet në një park kombëtar industrial. Kështu garantoi Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në Elbasan, ku ndër të tjera tha se për këtë proces janë angazhuar një sërë arkitektësh vendas dhe të huaj.
“Këtu territori është i madh dhe ka vend për të imagjinuar shumë gjëra dhe ideja themelore duhet të jetë që ky park duhet të jetë një destinacion për të gjithë”, u shpreh Edi Rama.
Së bashku me autoparkun, pritet t’i japin një rëndësi tjetër qytetit.
“Ky park duhet të bëhet praktikisht, së bashku me automotoparkun, pika që do të bashkojë Tiranën dhe Elbasanin dhe që do ta bëjë Elbasanin pjesë të metropolit të Shqipërisë në dekadat e ardhshme”, shtoi kreu i qeverisë.
Gjatë kësaj vizite në Elbasan u bë edhe prezantimi i projektit autopark. Kryeministri Rama tha se synimi është për të mirëpritur garat më prestigjoze të Formula 1.
“Me skuadrën teknike të Formula 1 që ka punuar studioja e përzgjedhur nga konkursi ndërkombëtar, është ndërtuar një projekt që brenda vetë familjes së cirkuiteve të Formula 1 është inovativ”, tha Rama.
Automotoparku, një kompleks sportiv ndërkombëtar, që do të mirëpresë garat më prestigjioze të Formula 1.
Klan News