Parku “Rinia” gati për të pritur të vegjlit



Parku “Rinia” gati për të pritur të vegjlit

17:36 31/05/2020

Veliaj: Kështu do flasë edhe Teatri ndaj mos e pengoni

“Parku Rinia” do të hapet në  1 Qershor. Veç gjelbërimit, tashmë aty ka lodra për fëmijët, hapësira për të moshuarit por edhe një kënd të dedikuar për qentë që pronarët e tyre të mund t’i argëtojnë.

Parku Rinia do të çelet në 1 Qershor, për të mirëpritur fëmijë dhe të rriturit që duan të kalojnë disa orë relaks në natyrë dhe duke u argëtuar. Përfundimi i punimeve u inspektua nga kryebashkiaku Veliaj.

Parkua Rinia ka firmën e Edi Ramës, kur në një moment që askush nuk e mendonte që do të ishte e mundur për Shqipërinë që do të pastrohej, gjirizi më i madh i kioskave të të fortëve. .Më vjen mirë që pas kaq vitesh nga pastrimi, tani bëjmë edhe një transformim të parkut”

Kryebashkiaku Veliaj kërkoi bashkëpunim të qytetarëve për të mos penguar punët e nisura.

Jam i sigurt që siç do të flasë “Parku Rinia” nesër në 1 qershor, do të flasë Teatri kur të mbarojë puna pas 1-2 vitesh. Siç flet Amfiteatri te Liqeni sot që është bërë një hapësirë që shiten çdo biletë, …. Kështu që ftesa për qytetarët është: ..Mos të merremi me llafe, mos të merremi me stërkëmbësha, me thika pas shpine, mos t’i vëmë gjoba njëri-tjetrit”.

Krahas hapësirave të gjelbra dhe trotuareve moderne, “Parku Rinia” ka edhe një reliev të ndryshëm në sipërfaqe të caktuara, çka shërben jo vetëm si një mur akustik, por do të nxisë edhe një aktivitet më fizik dhe intensiv për fëmijët “Një gjetje unike është dhe baseni ujor që rrethon “Monumentin e Pavarësisë

Tv Klan




Të ngjashme