Ridvan Bode: “Falënderoj komisionerët në konsideratat pozitive që kanë dhënë për administratën doganore e tatimore në harkun e një viti, të cilët kanë përmirësuar në mënyrë të dukshme raportet me biznesin, kanë mbështetur zgjerimin e tyre të aktivitetit ekonomik. Vlerësimet e mëdha që bën raporti në arritjet në fushën fiskale, ulja e qenësishme e nivelit të taksave dhe njëkohësisht rritja e qenësishme e të ardhurave në buxhet, rritja konstante e vëllimit të investimeve publike.”

Ermelinda Meksi: “Përsëri kritikohemi lidhur me deficitin e madh, të lartë tregtar si dhe rritjen ekonomike e shënuar nga pozita financiare e vendit ka qenë në rënie në vitin 2007, sipas asaj që thekson raporti, janë përkeqësuar ekuilibrat fiskal, me një deficit të përgjithshëm buxhetor të qeverisë që ka kaluar nga 3.3% të prodhimit të brendshëm në 2006 në 3.5% të prodhimit në 2007.”

Majlinda Bregu: “Po ju them se një nga pikat ku nuk ka progres në këtë progres raport, por ka regres, i përket kryetarit tuaj të “Pallatit të Ëndrrave”. Raporti citon, probleme të konsiderueshme mbeten lëshimi i lejeve të ndërtimit të cilat kanë njohur një rënie të fortë prej 40% në vitin 2007, nuk po them se ky sigurisht është faji i opozitës, por ama është tipari identifikues i kryetarit të “Pallatit të Ëndrrave”. Me të njëjtën logjikë që ai përdor 15% e pallateve ku kërkon ta marrë edhe kur nuk ka asnjë gisht dhe nuk është prona e tij. E kuptoj që se keni pasur asnjëherë fatin dhe luksin të keni raporte të tilla, ky nuk është faji im, nuk është faji as i kësaj qeverie, bëni si bëni, duroni, kur të vini mbas nja 40 vjetësh të tjera atëherë mund të keni mundësi ta korrigjoni.”

Gjinushi: raporti shkuplakë për qeverinë

Skënder Gjinushi: “Ngaky raport del qartë se qeveria aktuale ka dështuar se është bërë pengesë për reforma reale në vend dhe nuk mund të garantojë integrimin dhe zhvillimin e shpejtë dhe të merituar të vendit. Mjafton shprehja elokuente e gotës gjysmë bosh dhe gjysmë plot ër të kuptuar se në esencë kemi ecur mbrapa.”

PDK, progres-raporti vlerësim objektiv

Zef Bushati: “Partia Demokristiane vlerëson se progres-raporti vjetor i Komisionit Evropian për sigurinë është vlerësimi më objektiv për zhvillimet në vend dhe për qeverinë shqiptare të drejtuar nga kryeministri Berisha. Ky progres-raport i Komisionit Evropian është një demonstrim i qartë i arritjeve dhe përbën një bazë shumë të mirë dhe të fuqishme për të plotësuar edhe më shpejt objektivat e reja që duhet realizuar në interes të kërkesës së integrimit ët Shqipërisë në Bashkimin Evropian.”/tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro

Operator: Metlin Kepi