Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ministri i Jashtëm Paskal Milo dhe ai i Rendit Spartak Poçi kanë dalë sot përpara deputettëve. Shefi i diplomacisë shqiptare ka sqaruar marrëdhëniet me Italinë e Greqinë mjaft të përfolura kohët e fundit. Ai ju është përgjigjur kështu pyetjeve të deputetit Nikoll Lesi duke reaguar edhe ndaj etiketimeve për ministra pro grek në kabinetin Meta. Nuk ftohje me Italinë tha Milo. Ndërsa për prejardhjen e ministrave me origjinë greke ju drejtua ai deputetit Lesi shkoni interesohuni në gjendjen civile.

Deputeti Lesi është interesuar dhe për levizjet e ambasadorëve shqiptar. Ambasadorët tha ai janë shndërruar në tregtarë e biznesmenë. Ndërsa Milo u shpreh se deri tani nuk është kostatuar se duhet të lëvizin ambasadorët, Lesi deklaroi se shumë shpejt do ti publikoj emrat e disa prej tyre që kanë lidhje me Mejdanin, Gjinushin dhe vetë ministrin e Jashtëm.

Në seancën e paradites së sotme dhe ministri i Rendit Spartak Poçi i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve demokrat Arbnori e Memia, në lidhje me ngjarjen e 21 Janarit në Lazarat. Interpelanca me deputetët e PD është kërkuar që më 26 Janar.

Poçi ka sqaruar rrethanat e ndalimit të 12 personave në këtë fshat, 3 prej të cilëve sipas tij ishin shumë të kërkuar. Policia tha Poçi ka reaguar vetëm atëherë kur u sulmua nga këta persona.

Arbnori pasi ka shprehur mbështetjen për ministrin Poçi tha se në një farë mënyre PD ju lavdëron por edhe ju qan hallin sepse jeni nën presionin e shefave tuaj politikë. Por ka disa prej tyre nënvizoi ai që hiqen sikur ju duan por janë gëzuar nga disa dështime që keni patur kohët e fundit./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego