Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Pamje mbulim – Seanca parlamentare. Në këtë seancë është thirrur në interpelancë Ministri i Rendit Spartak Poçi për të raportuar rreth çështjes së rendit dhe sigurisë në vend. Ministri Poçi ka deklaruar arritjet e policisë për gjashtë mujorin e parë të këtij viti. Gjithashtu Poçi ka veçuar duke thënë se: “ajo që përbën për ne një nga prioritetet tona strategjike është bashkëpunimi, për çështjet e rendit dhe sigurisë dhe me partnerët tanë ndërkombëtar”. Ndërsa opozita nga ana e saj ka bërë akuzat kundrejt qeverisë dhe Ministrit të Rendit Poçi, për rritjen e krimit në vend dhe shtimin e policëve të vrarë./tvklan.al