Parlamentarët zbresin në bazë për hir të Kushtetutës. Duke filluar nga dita e nesërme, ekipi parlamenar i kryesuar nga kryeparlamentari Gjinushi, do të nisë turneun për propagandimin e Kushtetutës në qytetet kryesore të vendit. Gjinushi, Imami, Dokle dhe Islami, fillimisht do të ndalen nesër në Elbasan dhe Librazhd për të vijuar në Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë. Në 14 Nëntor grupit të parlamentarëve, do tu bashkangjitet në Tepelenë kryesocialisti Nano dhe republikani Godo. Gjinushi u kërkoi sot ekspertëve kushtetues të paraqiten në 6 emisione shpjeguese të Televizionit Shqiptar. Auditoret e uniersiteteve, sallat e pallateve të sporteve si dhe të institucioneve të tjera shtetërore nëpër rrethe, deri me 20 Nëntor do të jenë në shërbim të Kushtetutës për fushtatën e referendumit të Kushtetutës.

Pamje, Gjinushi, Imami, Dokle dhe Islami.