Opinion-Më 3 Shtator të vitit 2005, Jozefina Topalli nënkryetare e Partisë Demokratike u zgjodh kryetare e Kuvendit të Shqipërisë duke u bërë e para grua që merrte këtë post. Pas 28-muajsh në këtë detyrë ka pasur mjaft debate dhe diskutime që lidhen me rolin e saj.

Për të diskutuar lidhur me rolin e saj në krye të këtij institucioni ishin të ftuar në studio edhe analistët dhe gazetarët Skënder Minxhozi, Mero Baze, Andi Bushati dhe Ilva Tare.

“Në jetën politike njeriu ka disa modele së cilave iu referohet. Unë jam e inspiruar nga deputetët e viteve 45-46 që janë raste të qëndrimit, tolerancës, besimit etj. Unë me grupin parlamentar të opozitës kam një raport normal. Ata vijnë në zyrën time për të diskutuar çdo ditë. Unë kam bindjen se frymëzuesi i situatave banale dhe vulgare është Edi Rama. Por tashmë ka një frymë tjetër në parlamentin e Shqipërisë, tashmë unë shoh një opozitë që nuk i bie më bilbilave në Parlament”, tha Topalli./tvklan.al

Të ftuar: Jozefina Topalli, Skëndër Minxhozi, Mero Baze, Andi Bushati, Ilva Tare.