Edhe pse një ditë më parë Parlamenti i Britanisë së Madhe refuzoi marrëveshjen e dakordësuar mes Kryeministres Theresa May dhe Bashkimit Europian për Brexit, sot ka votuar kundër që vendi të dalë nga unioni pa marrëveshje.

Afati i fundit për daljen e Britanisë së Madhe nga BE është data 29 Mars dhe deri më tani nuk ka një marrëveshje të pranuar nga të dyja palët për Brexit. Nëse shteti ishullor largohet pa marrëveshje nga Bashkimi Europian, pasojat do të jenë të mëdha. Të enjten do të mbahet seanca tjetër parlamentare, ku do të votohet nëse do të shtyhet apo jo data 29 Mars për daljen nga BE.

Nëse do të miratohet shtyrja e afatit, Brukseli zyrtar ka rënë dakord se do ta pranojë. Kjo do të bëhet për të fituar kohë deri në arritjen e një marrëveshje mes palëve. Të martën, Kryeministrja Theresa May dështoi për herë të dytë me marrëveshjen që kishte dakordësuar me BE, pasi Parlamenti britanik refuzoi me 321 vota kundër kësaj marrëveshje dhe 278 pro. May nuk arriti të bindte as deputetët e saj, pas dështimit që pësoi në Janar. Ndërsa kryetari i opozitës britanike Jeremy Corbyn tha se qeveria ka rënë dhe duhet të mbahen zgjedhje të reja.

/tvklan.al