Në Kuvend ka patur debate për ndryshimet në Kodin Zgjedhor lidhur me votën e diasporës dhe kërkesën e opozitës për votimin me dokumente të huaja.
Socialisti Klosi sqaroi se nuk mund të lejohet vota e emigrantëve me dokumente të huaja, pasi nuk verifikohen dot nga regjistri i të dhënave kombëtare.
Socialistet janë besimplotë për më shume se 84 mandate më 11 Maj.
Ndryshimet ligjore që kërkojnë konsensus mes PS e PD për 84 vota synojnë që të mbulojnë shpenzimet e postës për dërgimin dhe sjelljen në atdhe të fletëvotimeve nga jashtë, numërimin e këtyre votave nga një komision i balancuar dypartiak, si dhe afrimin e afateve për regjistrim të partive dhe kandidatëve për deputetë.
Klan News