Teksa Parlamenti po diskuton raportin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, në institucionin e kreut të shtetit zhvillohet një aktivitet në kuadër të nismës “Artistët në Presidencë”.

Sot Meta mblodhi Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu” për të nderuar me tituj disa personalitete të këtij ansambli.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Bujar Kapexhiu, i cili nuk la pa përmendur as mbledhjen e Parlamentit për shkarkimin e Ilir Metës nga zyra e kreut të shtetit.

“Në një sallë të mbyllur thurren intriga, ndërsa në këtë ambient të hapur, në këtë ditë kaq të bukur këndohet dhe hidhen valle. Kur flasim për ata nuk mund të mos qeshim dhe urojmë që ky aktivitet kulturor t’ju shërbejë edhe atyre që të reflektojnë dhe t’i bashkohen festës sonë”, tha Kapexhiu. /tvklan.al