Eurodeputetët: Shpresojmë që një ditë të riktheheni

Parlamenti Europian miratoi marrëveshjen për shkëputjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Marrëveshja u mbështet nga një shumicë prej 621 eurodeputetësh, që rrallë ka ndodhur të jetë arritur ndonjëherë. Vetëm 49 votuan kundër dhe 13 të tjerë abstenuan.

E premtja e 21 Janarit është dita e fundit e Britanisë së Madhe si anëtare e Bashkimit Europian. Më pas nis një tjetër periudhë 11 mujore, gjatë së cilës Brukseli dhe Londra do të diskutojnë për të përcaktuar marrëdhënien e tyre të ardhshme.

“Po shqyrtojmë mundësinë e një marrëveshjeje për tregtinë e lirë me tarifa zero. Do të jetë një marrëveshje unike“, tha Presidentja e KE, Ursula von der Leyen.

Në shfaqjen e tyre të fundit në sallën e Parlamentit Europian, ultrakonservatori Nigel Faragedhe deputetë të tjerë britanikë ngritën lart flamujt e vendit të tyre në shenjë lamtumire.

“E di që do t’ju mungojmë. E di që do ta ndaloni flamurin tonë këtu, por ne po ju themi “mirupafshim” në të ardhmen për të bashkëpunuar me ju si sovranë”.

Ndërsa një tjetër eurodeputete britanike, Molly Scott Cato nga radhët e grupit parlamentar të të Gjelbërve, shpërtheu në lot, teksa tha se shpresonte që sërish tek rikthimi i Britanisë së Madhe në BE në të mirë të brezit të ri.

Tv Klan