pe-per-kosoven

Parlamenti Europian miratoi ditën e sotme raportin mbi Kosovën.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, ka vlerësuar pozitivisht arritjet demokratike dhe forcimin e ligjit në Kosovë. Raporti u votua në Asamblenë Parlamentare me 37 vota në pro, 12 kundër dhe 9 abstenime.

Ulrike Lunaçek, Raportuesja për Kosovën, njëkohësisht edhe propozuese e raportit, u shfaq e kënaqur dhe u shpreh se vota e sotme dërgon edhe një herë sinjal se e ardhmja e një Kosovës së pavarur është Bashkimi Europian.

Gjatë votimit kanë qenë të pranishëm edhe delegacioni i Prishtinës, i përbërë nga nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti.

Tv Klan