Parlamenti francez debaton për azilkërkuesit

Parlamenti francez debaton për azilkërkuesit

15:50 08/10/2019

Kryeministri: Problem Shqipëria e Gjeorgjia

Plani i qeverisë franceze për ashpërsimin e kritereve për të përfituar statusin e azilantit ishte në qendër të një debati të gjerë në parlamentin e këtij vendi. Duke shpalosur masat e reja, kryeministri Eduard Filip, nuk la pa përmendur kërkesat abuzive që vijnë nga ato që konsiderohen si vende të sigurta origjine.

 “Fenomeni më i rëndësishëm është ai i kërkesave që vijnë nga vende në listën e zyrës për refugjatët që konsiderohen si “origjinë e sigurtë”, pra vende ku të drejtat dhe liritë e njeriut respektohen. Mes tre kombësive të para që kërkojnë azil në Francë, gjen Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, vende që aspirojnë të antarësohen në Bashkimin Europian”, shprehet kryeministri i Francës, Edouard Philippe.

Siç duket edhe në grafikun e të dhënave nga Eurostat, në tremujorin e parë të këtij viti, në Francë kërkuan azil rreth 2700 shqiptarë dhe rreth 2500 gjeorgjianë. Ndërsa kërkesat nga shtetas të vendeve të luftës, si Siria janë rreth 500. Vitin e kaluar në Francë aplikuan për azil, 120 mijë njerëz, ndërsa për këtë vit numri i azilkërkuesve është 29 % më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shqetësimin e ngriti më herët edhe presidenti francez, Emanuel Makron, i cili tha se sistemi i azilit në Francë është i tejngopur dhe nuk mund të përballojë më dyndjet masive të të huajve.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT