Parlamenti holandez vendosi t’i rekomandojë qeverisë të mos pranojë hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë në Bashkimin Europian, por vetëm për Maqedoninë e Veriut.

Mbi 2/3 e deputetëve të dhomës së ulët të parlamentit, 105 nga 150 deputetë votuan pro mocionit të hartuar nga Piter Omtzig, përfaqësues i kristiandemokratëve që janë pjesë e koalicionit qeverisës. Mocioni u mbështet edhe nga partitë e koalicionit qeverisës përfshirë atë popullore kryeministrit Mark Rute.

Shqipëria ka arritur rezultate të pamjaftueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe nuk i plotëson ende kushtet e vendosura për hapjen e negociatave të anëtarësimit.”

Ky vendim nuk është detyrues për qeverinë, e cila do të votojë në Këshillin Europian. Në reagimin e saj pas votimit të mocionit, Ambasada holandeze në Tiranë, deklaron se do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në reformat e ndërmarra. Vlerëson procesin e vetingut në drejtësi.

“Ne e inkurajojmë fuqishëm qeverinë e Shqipërisë të vazhdojë në rrugën e nisur. Ne jemi të vetëdijshëm se sa sfidues është procesi i pranimit dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në reformat e saj sa më shumë që të mundemi, veçanërisht në fushën kyçe të shtetit të së drejtës. Holanda i vlerëson dhe i mirëpret hapat që Shqipëria ka ndërmarrë, sidomos në lidhje me reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut. Procesi i vetingut është një proces vërtet i spikatur, unik për rajonin.”

Në reagimin e saj ambasada thekson se Holanda vazhdon të mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Tv Klan