
Parlamenti i Estonisë shpall Rusinë shtet terrorist
23:57 18/10/2022
Thirrje komunitetit ndërkombëtar të bëjë të njëjtën gjë
Parlamenti në Estoni ka shpallur Rusinë shtet terrorist nën arsyetimin e pushtimit dhe aneksimit të 4 rajoneve në Ukrainë.
88 deputetë votuan pro deklaratës pasi shqyrtuan edhe kërcënimet e Presidentit rus mbi përdorimin e armëve bërthamore.
Estonia i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të miratojnë një deklaratë të ngjashme.
Tv Klan