Balluku: Kontrata me “Bechtel” e ndarë në 2 faza

Parlamenti ka miratuar projektligjin që përcakton procedurën e veçantë që do të ndiqet për negociimin dhe më pas nënshkrimin e kontratës me kompaninë amerikane “Bechtel, e që sipas marrëveshjes me SHBA, do të hartojë projektin e më pas do të ndërtojë hidrocentralin e Skavicës.

Ministrja e Energjetikës shpjegoi arsyet përse kontrata do të jetë e ndarë ne dy faza.

“Kontrata e parë përfshin aktivitetet si studime hidrologjike, rishikimi dhe finalizimi i vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe social. Kontrata e fazës së dytë është kontrata e cila ka të bëjë me negociimin për projektin e detajuar dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës”.

Përveç se foli për rëndësinë që ka projekti për t’i siguruar vendit pavarësi elektroenergjetike, ministrja Balluku premton se do të jetë një projekt transparent dhe ku do të merret parasysh dhe mendimi i grupeve të interesit përfshirë banorëve që preken nga ndërtimi i hodrocentralit.

“Do të vazhdoj të jem në kontakt me të gjithë komunitetin atje për të reflektuar shqetësimet e tyre. Zona do të përmirësohet, si nga kushtet mjedisore ashtu edhe përmbytjet e shumta në fushën e Shkodrës”.

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare ka marrë në studim dy variante për Skavicën; projekti i parë me prodhim vjetor 479 gigavatorë dhe kosto ndërtimi 308 milionë Euro dhe Skavica B, me prodhim 915 gigavat orë, por që kërkon një investim 510 milionë Euro.

Tv Klan