Parlamenti u mblodh sërish në kushtet e pandemisë së koronavirusit në vend e kur Tirana konsiderohet ende zonë e kuqe, për sa i përket rrezikut nga ky virus.

Deputetët kanë përdorur maska e doreza e janë përpjekur të mbajnë distancat e shmangur kontaktet edhe gjatë kësaj seance.

Në seancë nuk kanë munguar debatet e batutat për reformën zgjedhore. Por disa deputetë kanë recituar edhe vargje, edhe pse duke cituar gabim autorët. /tvklan.al