Parlamenti nis punimet për shqyrtimin e projektligjeve për naftën, gazin, avokatin e popullit, emigracionin dhe Gardën e Republikës. Edhe ato pak deputetë që kanë qënë të pranishëm në sallën e Parlamentit janë shqetësuar shumë për problemet që trajtojnë gazetat.

Por parlamentari Gjinushi është detyruar disa herë të shtyjë seancën deri në momentin kur kanë mbërritur në sallln e Parlamentit kryeministri Majko me ministrat e tij. Edhe pse Qeveria nuk kishte parashikuar fondet buxhetore, deputetët kanë miratuar krijimin e Institucionit të Avokatit të Popullit si ndërmjetës për zgjidhjen e konflikteve mes individëve dhe administratës./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame