Miratohen komisionet e përhershme, byroja dhe sekretariatet e Kuvendit 

Pasditen e kësaj të hëne në orën 17:00 është thirrur seanca e radhës parlamentare pas betimit të deputetëve dhe miratimit të kryeparlamentares së re Lindita Nikolla.

Seanca e sotme pritet të konstituojë përbërjen e 8 komisioneve të përhershme parlamentare, nga të cilët 5 drejtohen nga mazhoranca dhe 3 nga opozita ndërsa po ashtu do të konstituohet edhe byroja e re e Kuvendit dhe sekretariatet.

Nga ana tjetër Presidenti Meta ka dekretuar emrin e Edi Ramës për krijimin e qeverisë së re.

Klan News