Projekt Kushtetuta kalon provën e Parlamentit me 115 vota pro, 1 abstenim dhe asnjë votë kundër. Ka abstenuar legalisti Ngjela ndërkohë që deputetët e Partisë Demokratike nuk kanë qënë të pranishëm në sallë. Projekt Kushtetutën e ka bekuar në Parlament edhe Presidenti Mejdani. Kryesocialisti Nano përsëriti ftesën ndaj Partisë Demokratike për t’u rikthyer në Parlament. Parlamenti miratoi dhe propozimin e Presidentit Mejdani që Kushtetuta të miratohet në Referendumin Popullor.

 Pamje nga Parlamenti i Shqipërisë, deputetët duke votuar./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame